Banka CKB blen shumicën e aksioneve të Societe General Montenegro
Prej tvteuta12:35, 28 Shkurt 2019
Banka CKB blen shumicën e aksioneve të Societe General Montenegro
Banka CKB e cila është pjesë e OTP grupës nga Hungaria, ka nënshkruar kontratën për blerjen e 90,56 të aksioneve të bankës Societe General, me çka kjo bankë do të kontrollojë pjesën më të madhe në Mal të Zi. Vlera e aksioneve është rreth 40 milionë euro. Realizimi i këtij transaksioni do të përfundojë në muajt e ardhshëm, në varësi të miratimeve nga organet rregullatore.