Sociale Më shumë

22 MARSI-DITA KOMBËTARE E BOSHNJAKËVE NË MAL TË ZI

Prej tvteuta18:06, 20 Mars 2019

Këshilli boshnjak në Mal të Zi e ka shpallur 22 marsin si feste kombëtare, për shkak të rëndësisë që ka kjo date për popullin e tyre dhe I përket histories së re. Sipas fjalëve të tyre, duke e riafirmuar emrin e tyre kombëtarë, për historinë e të cilëve janë shkruar me qindra punime shkencore, janë krijuar parakushtet formale që të fillohet me riafirmimin e kultures dhe traditës boshnjake, si dhe me rregullimin e statusit juridik të boshnjakëve në Mal të Zi. “ Do të vazhdojmë me forca të përbashkëta, të bashkuar rreth idesë së unitetit, duke punuar në ruajtjen e identitetit dhe promovimit të kultures së popullit boshnjak, duke I ftuar të gjitha subjektet politike të boshnjakëve, OJQ-të dhe organizatat tjera, si dhe individët, që të japin kontributin e vetë në afirmimin e kultures dhe traditës boshnjake”, deklarojnë nga Këshilli I boshnjakëve në Mal të Zi.

  • 1

    Radio